Transmetuar më 14-08-2020, 13:42

“Po shkatërron ditën më të bukur të jetës sime”. Një fjalë që mund të duket e denjë për filma por që është e vërtetë dhe vjen nga Leçe, në Itali.

Një çift i sapomartuar është gjobitur nga policia, për shkak të zhurmës që po bëhej në qendër të qytetit… por polici nuk bëri asnjë tolerim, duke qenë se bëhej fjalë për një dasmë.

Makina e llojit ‘Citroen’ dhe e autorizuar për të hyrë në qendër, e kishte ngritur më shumë nga ç’duhet muzikën.

Për këtë arsye një polic në Piazza Sant’Oronzo, nxori bllokun dhe e gjobiti.

Por ky veprim i tij u kundërshtua nga të pranishmit të cilët “e mbytën” me shigjetime efektivin.

Pavarësisht kësaj polici i vendosur, e gjobiti çiftin me 85 euro. /a.y/noa.al

Çifti i sapomartuar gjobitet ditën e dasmës, polici “mbytet” nga kundërshtitëLAJMI:https://noa.al/lajmi/2020/08/2182335.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Vendredi 14 août 2020