Transmetuar më 14-08-2020, 10:12
Foto ilustruese

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend, teksa ishte i shtruar në spitalin Infektiv.

Mësohet se viktima është një 60-vjeçar nga Tepelena, i cili punonte si taksist.

Përkeqësimi i gjendjes së tij mbrëmjen e djeshme, bëri që të ndërrojë jetë, pesë ditë pas shtrimit në spital.

Fillimisht taksisti ishte izoluar në shtëpi, por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, bëri që të dërgohej në spital.

Në raportin ditor të pasdites së djeshme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. /a.y/noa.al