Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti reagon pas njoftimit nga i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili informoi se takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Hoti thotë se SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
“Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka", shkruan Hoti.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Grenell konfirmoi se liderët e dy vendeve do të takohen në SHBA më 2 shtator.
Ky takim ishte planifikuar për në 27 qershor nën ndërmjetësinë e Grenell, por u anulua pasi Prokuroria e Posaçme e Hagës, dërgoi akuzat për krime lufte ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli. /a.y/noa.al
Grenell: Kosova dhe Serbia takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë