Transmetuar më 14-08-2020, 08:23

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në aksin Pogradec-Korçë, gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, duke hequr 9 patenta dhe duke vendosur 63 gjoba.

Gjatë kontrollit janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 5 masa maksimale për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj

Si dhe janë vendosur 25 masa për parakalime të gabuara, 12 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 8 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve.

Ndërkohë në zbatim të plani operacional “Roadpol gusht 2020”, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rrugore të monitoruara nga Drejtoria e Policisë Rrugore vijojnë kontrollet e befasishme, me punonjës policie dhe mjete të uniformuara, por edhe me punonjës policie civilë dhe dronë, duke alternuar veprimet, për identifikimin e shkeljeve si parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit apo mospërdorim të rripit të sigurimit, shkelje këto që kanë vështirësi për t’u konstatuar nga shërbimet fikse në pikat e kontrollit. /a.y/noa.al

Policia aksion gjatë natës, hiqen 9 patenta, 63 gjobaLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2182274.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Jeudi 13 août 2020