Transmetuar më 14-08-2020, 00:03

Kosova raporton 8 viktima dhe 193 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka thënë Ramadani.

Ramadani ka theksuar se numri total i rasteve pozitive është 10,988 raste nga 42,627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,999.