Transmetuar më 13-08-2020, 22:15

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, ku një 15 vjeçar është aksidentuar në zonën e Tufinës.

Mjeti me drejtues shtetasin A.A., dyshohet se ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç.

Policia bën me dije se djali është dërguar në spital.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./noa.al/