Transmetuar më 13-08-2020, 21:42

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë realizuar dhe publikuar një spot "informues" dhe "sensibilizues", ku bëjnë thirrje që njerëzit të mos mbajnë maskë në autobusë dhe mjete të tjera transporti publik sepse infektojnë njëri-tjetrin.

Ky publikim gjendet në faqen zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik dhe noa.al ju sjell më poshtë pasazhe nga ky spot, ku dizinformimi është i rëndë dhe përballet me aktin normativ të MSH dhe Qeverisë që e kanë bërë të detyrueshme vënien e maskës në mjetet e transportit publik. Akti normativ parashikon gjoba dhe deri burgosje për përhapje të qëllimshme të infeksionit Covid-19.

materialin e përgatitur nga MSH dhe ISHP, thuhet se vendosja e maskës në një vend publik kur je person i shëndetshëm, është një mënyrë jo shumë efektive për të shmangur virusin. Dhe shtohet se maska duhet vënë vetëm nga persona të sëmurë, me temperaturë, kollë, sekrecione, etj.

Më tej ISHP dhe MSH duke ilustruar me imazhe, i japin përgjigje pyetjes Pse: "Janë 10 persona në një autobus dhe vetëm njëri prej tyre është i sëmurë.

Nëse çdo person i shëndetshëm do të vendoste maskë, përjashtuar personin e sëmurë, spërklat me virus të personit të sëmurë do të përhapen gjithandej.

Tek çdo person, në flokë, maskë, rroba, telefon, duar, këpucë, çantë, madje edhe në autobus.

Do të jetë shumë e lehtë më pas që të 9 personat e tjerë të infektohen. Kur të prekin objektet, fytyrën, apo pasi të heqin maskën. Po ashtu, kur të marrin frymë, duke thithur spërklat, apo kur të ndërrojnë rrobat. Dhe do ta transmetojnë virusin tek të tjerët.

Por nëse një person i sëmurë do të vendoste maskën, spërklat me virus do të kontrollohen dhe të gjithë do të jenë të sigurt.

Kështuqë mos i shpërdoroni maskat!. Bëhu një superhero duke ia dhënë atë një personi të sëmurë. Ti shpëton shumë persona në këtë mënyrë", – këshillojnë ISHP dhe MSH në këtë publikim zyrtar.

Në këtë pikë, lind pyetja? A mund t’i besojmë më këtyre? /noa.al/