Transmetuar më 13-08-2020, 20:56

Raul Machuca, kunati i Diego Armando Maradona, humbi betejën me koronavirusin në moshën 77 vjeçare pas njëzet ditësh në kujdes nga mjekët..

Bëhet fjalë për bashkëshortin e Ritës, motra e moshuar e ‘Pibe de Oro’.

Gruaja gjithashtu u testua pozitive pas provës së tamponit, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Machuca u konsiderua një pacient në rrezik për shkak të moshës dhe hipertensionit.

Maradona, trajneri i Gimnasia La Plata, nuk kishte asnjë kontakt me ta gjatë karantinës dhe iu nënshtrua një tamponi të fundit me anëtarët e tjerë të klubit, duke rezultuar negative – raporton Sportmediaset.