Transmetuar më 13-08-2020, 20:41

Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama.

E pyetur nëse kreu i qeverisë i kishte dërguar mesazh urimi pasi u shërua nga Covid, ish-deputetja e LSI-së Malaj tha se Rama nuk i ka dërguar mesazh sepse ka qenë periudha kur i ka ndërruar jetë e ëma, Aneta Rama, ndërsa kryeministrin e ngushëlloi publikisht.

“Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim pro jam e sigurt që si është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim.

Në fund të ditës jemi shumë pak për të dashur të keqen e njëri-tjetrin, beteja politike është përtej betejës me jetën”, tha Malaj për Report Tv.