Transmetuar më 13-08-2020, 18:47

Amou Haji është një 80-vjeçar nga Irani, por që në fakt njihet nga një pjesë e mirë e atyre që përdorin median sociale.

Interesant është fakti se i moshuari prej 60 vitesh nuk ka bërë dush, dhe duket se është “dashuruar” me papastërtinë.

Kjo pasi ai bezdiset nga gjërat e pastra, madje edhe ushqimin e ha të kalbur.

Jashtëqitjen e tharë të kafshëve ai e vendos në një çibuk dhe thith tymin që del nga djegia.

Më i çuditshëm është fakti se ai nuk vuan nga asnjë sëmundje. Fle në një kasolle të vogël e cila është ndërtuar me tulla.

Përdor pasqyrat e makinave për të parë veten, dhe djeg flokët me zjarr kur i rriten flokët. /k.k/noa.al/