Transmetuar më 13-08-2020, 16:14

Shënohet rekord i ri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit, nga 643 testime, 154 kanë rezultuar raste të reja, si asnjëherë më parë që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Për fat të keq kanë humbur jetën 5 pacientë.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar nga Korça, një 74-vjeçare nga Shkodra, një 83-vjeçar nga Pogradeci., Tha Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Në spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 114 pacientë, 19 prej të cilëve në terapi intensive, dhe 4 të tjerë në intubim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 mijë e 616, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. /k.k/noa.al/