Transmetuar më 13-08-2020, 14:34
Foto ilustruese

Një person është gjetur i vdekur mesditën e sotme, në një pallat në ndërtim në Tiranë.

Viktima është gjetur rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”.

Në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e katit të dytë, roja i objektit N.B., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al