Transmetuar më 13-08-2020, 13:59

Dalin emrat e tre personave të arrestuar për grabitjen e një pushuesi të ardhur nga Zvicra në Durrës, të cilët i morën një makinë luksoze “Audi Q5” si dhe 6 mijë franga.

Të dyshuarit se nën kërcënimin e armës grabitën 33-vjeçarin B.F., janë Hamid Skuqi, 40 vjeç, Kastriot Ramazani, 33 vjeç dhe shoku që i ndihmoi Gazmend Doçi, 42 vjeç, banues në Durrës.

Hamid Skuqi dhe Kastriot Ramazani, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip “Audi Q5” dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e Gazmend Doçit, për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte policia. Ngjarja ndodhi në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës.

Në pranga përfundoi Kastriot Ramazani, 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin S. P., dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D.

Po ashtu u arrestua edhe Hamid Skuqi, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje” si dhe Gazmend Doçi, 42 vjeç, banues në Durrës.

Dy të dyshuarit për t’i shpëtuar policisë, braktisën mjetin dhe u larguan, por u kapën bashkë me Gazmend Doçin, pas ndjekjes nga policia.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e të dëmtuarit si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar. /a.y/noa.al

Grabitet me armë pushuesi i ardhur nga Zvicra, 3 persona në Durrës i marrin makinën dhe 6 mijë franga

#LAJMIFUNDIT Grabitet me armë pushuesi i ardhur nga Zvicra, 3 persona në Durrës i marrin makinën dhe 6 mijë frangaLAJMI:https://noa.al/lajmi/2020/08/2182148.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Jeudi 13 août 2020