Transmetuar më 13-08-2020, 13:45

Kthehet sot në Itali ekipi italian i mjekëve, pas dy javësh intensive pune në Shqipëri, për trajnimin e ekipeve shqiptare në përballje me koronavirusin.

Para largimit, mjekët u pritën në një takim nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë takimit ministrja tha se vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe veprimeve të unifikuara do të mund ta fitojmë luftën me virusin e rrezikshëm .

“Prita me kënaqësi ekipin e mjekëve italianë dhe të Mbrojtjes Civile, të cilët për dy javë asistuan ekipet tona mjekësore të spitaleve COVID duke na ofruar këshilla të vlefshme dhe sugjerime konkrete për organizimin spitalor. Jam e bindur që bashkëpunimi i frytshëm do të vijojë në misione të tjera mbështetje nga Italia mike. Faleminderit nga zemra”, u shpreh Manastirliu. /a.y/noa.al