Transmetuar më 13-08-2020, 13:00

Pika e kalimit kufitar të Kakavijës, është bllokuar nga radhë kilometrike të emigrantëve të cilët kthehen në shtetin fqinj.

Shkak për krijimin e radhëve është bërja e tamponit për koronavirusit, të të gjithë qytetarëve që udhëtojnë drejt Greqisë.

Radha e automjeteve që presin të kalojnë në tokën helene ditën e sotme, ka shkuar rreth katër kilometër.

Familjarë me fëmijë të vegjël, por edhe persona me probleme shëndetësore presin me orë të tëra në diell, në pritje të kalimit të kufirit.

Këto ditë është shtuar fluksi i kthimit të emigrantëve, pasi duke nisur nga data 16 gusht të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të bëjnë një javë karantinë.

Po ashtu hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në kufirin Kakavijë dhe në kufirin Kapshticë janë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Pikat e kalimit të lartpërmendura hapen për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. /a.y/noa.al

Greqia bën tamponë në hyrje, radhë kilometrike në KakavijëLAJMI:https://noa.al/lajmi/2020/08/2182140.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Jeudi 13 août 2020