Transmetuar më 13-08-2020, 12:30

Prej kohësh në media është përfolur se në sezonin e ri, Xhemi Shehu nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit Portokalli.

Së fundmi, Xhemi ka folur për herë të parë lidhur me këtë çështje.

Gjithçka teksa një ndjekëse në rrjetet sociale e ka pyetur nëse është e vërtetë që nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë.

“Po”, është përgjigjur Xhemi, duke konfirmuar kështu largimin nga spektakli të cilin e prezantoi për disa vite.

Në media u fol se Eneda Tarifa mund të rikthehet në drejtimin e spektaklit, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende. /a.y/noa.al