Transmetuar më 13-08-2020, 11:53

Spitali Covid-2 ku një pacient 29-vjeçar i infektuar me koronavirus, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë, del me deklaratë.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xhino Koça, i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

Bëhet me dije se i riu i konfirmuar me Covid-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë. /a.y/noa.al

E rëndë tek spitali Covid-2, një djalë i infektuar hidhet nga kati i tretë dhe vdes

I riu që i dha fund jetës tek spitali Covid-2, ishte drejt shërimit