Transmetuar më 13-08-2020, 09:31

Një agjent policie gjerman në Hannover u pezullua nga detyra, pasi mbajti një fjalim kundër masave anti-Covid, gjatë një manifestimi të mbajtur të dielën në Dortmund.

Efektivi ndërhyri gjatë një demonstrate të organizuar nga lëvizja ‘Querdenken’, e cila ka ngjallur një sërë protestash kundër rregullave të distancimit social.

Para se të shprehej kundër përdorimit të maskave dhe masave të tjera, agjenti u prezantua duke dhënë emër dhe mbiemër.

Ai tha se ishte agjent policie dhe se bashkë me kolegët e tij vepronin me ndërgjegje dhe jo tu bindeshin urdhrave të verbër, siç i quajti ai. /a.y/noa.al