Transmetuar më 13-08-2020, 09:06
Foto ilustruese

Një person i kërkuar nga drejtësia italiane, është vënë në prangat e policisë kufitare të Muriqanit.

Nga shkëmbimi në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare, Interpol Tiranës dhe policisë Shkodër  u vu në pranga 44-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Punonjësit e policisë kufitare gjatë përpunimit të dokumenteve të personave në hyrje të republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për intervistim të hollësishëm një person nga Vlora.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Elton Isufi i njohur ndryshe edhe me emrin Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Shpallja e tij në kërkim është bërë pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ndaj 44-vjeçarit materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qëllim ekstradimin e drejt Italisë. /a.y/noa.al