Transmetuar më 13-08-2020, 08:26

Digjet gjatë natës një fabrikë përpunimi druri në Fushë Krujë, në zonën e Urës së Gjolës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet zjarrvënie të qëllimshme, për shkak se zjarrfikësit kanë konstatuar vatra të ndryshme.

Fabrika e djegur gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, rezulton në pronësi të Afrim Çelës.

Si pasojë e zjarrit janë djegur sasi të mëdha dërrasash dhe materiale drusore.

Fatmirësisht nuk flitet për të lënduar në njerëz, për shkak se fabrika ka qenë e mbyllur. /a.y/noa.al