Transmetuar më 12-08-2020, 19:36

Maska është kthyer në element të përditshëm në të gjithë botën, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Por tre kategori njerëzish nuk duhet ta përdorin maskën, thonë ekspertët.

Disa ekspertë të mjekësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kategoritë e mëposhtme nuk duhet të mbajnë maskë.

-Nuk duhet të vendoset tek fëmijët më të vegjël se dy vjeç

-Nuk duhet të vendoset tek persona që kanë mungesë oksigjeni

-Nuk mund të vendoset tek persona që janë të pavetëdijshëm apo me aftësi të kufizuara.

Për këta persona sugjerohet që të dalin me kujdes, ose të shmangin daljet e panevojshme. /k.k/noa.al/