Transmetuar më 12-08-2020, 17:29

Një djalë vetëm 12 vjeç kaloi dy vite me radhë i lidhur me zinxhirë në një kotec pulash, në Indi.

Ai u lidh nga babai i vet, veprim që u miratua edhe nga tre gratë me të cilat burri bashkëjetonte, pasi e ëma e të voglit ishte ndarë nga jeta.

U desh një mbledhje e avokatëve për të drejtat e njeriut që i vogli të shpëtonte nga ky makth.

Ai ishte i lidhur në një shtyllë prej druri, dhe ka deklaruar se jetonte mes dhive dhe pulave për dy vjet.

Ushqimi i vetëm që mund të konsumonte ishte jashtëqitja e kafshëve me të cilat jetonte prej shumë kohësh.

Për këtë ngjarje janë arrestuar babai i tij dhe tre gratë e tjera. /k.k/noa.al/