Transmetuar më 12-08-2020, 13:58

Fryrja e barkut dhe akumulimi i mbetjeve në zorrën e trashë, janë shqetësime që prekin shumë njerëz. Por për të shfryrë barkun dhe për të pastruar zorrën e trashë, mund të përgatisni një ilaç natyral bazuar në dy përbërës: uthull molle dhe mjaltë.

Gjithë çfarë ju duhet janë dy lugë uthull molle, dy lugë mjaltë dhe një gotë e madhe me ujë të vakët.

Në një gotë të madhe me ujë të vakët, shtoni uthull molle dhe mjaltë dhe përzieni derisa mjalti të shkrihet. Rekomandohet që ta pini këtë pije çdo ditë për të përfituar nga efektet e tij më shëndet. Uthulla mollës është e pasur me përbërës bioaktivë, duke çka ndihmon në pastrimin e zorrës së trashë dhe shfryrjen e barkut.

Por në të njëjtën mënyrë kjo substancë ul presionin e gjakut dhe rregullon aktivitetin e zorrëve. Acetobakteri ka një veprim alkalik i cili përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes. Po ashtu ndihmon për të lehtësuar muret e zorrës së trashë në rast irritimi.

Kësaj pije i shtohen edhe virtytet e mjaltit të cilat luftojnë kapsllëkun. Falë përmbajtjes së lartë të fruktozës, mjalti rregullon funksionet e zorrëve.

Kur bakteret e zorrëve fillojnë të fermentohen, ato janë në gjendje të tërheqin një sasi të madhe uji në zorrë duke vepruar si laksativ, shkruan noa.al.

Kombinimi i këtyre dy përbërësve lehtëson eliminimin e mbeturinave dhe toksinave të depozituara në zorrën e trashë si dhe forcojnë sistemin imunitar.

Gjithashtu ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë dhe kundërveprojnë oksidimin qelizor. Tek këto veti shtohet veprimi i tyre antibakterial i krahasueshëm me një antibiotik. /a.y/noa.al