Transmetuar më 12-08-2020, 13:42
Foto ilustruese

Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë, një person i akuzuar për trafik droge.

I ekstraduari i ditës së sotme është 44-vjeçari R. M., i cili është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ekstradimi u krye në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, më 17 janar 2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

I ekstraduari akuzohet në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis. /a.y/noa.al