Transmetuar më 12-08-2020, 11:23
Foto ilustruese

Sekuestrohen 5 kilogramë kanabis sativa, gjatë një operacioni antidrogë në Mallakastër, si dhe disa fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, duke vënë në pranga tre persona.

Bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe si rezultat i organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, u bë arrestimi i I. L., 45 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër; A. T., 54 vjeç, banues në Baltëz, Fier dhe F. L., 17 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e babait të 17-vjeçarit, shtetasit A. L., 52 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë autorët e dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë në tokat e tyre në fshatin Baltëz dhe Aranitas.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, shtetasit A. T., iu gjetën dhe sekuestruan rreth 5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme procedurale. /a.y/noa.al