Transmetuar më 12-08-2020, 10:14
Foto ilustruese

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së martës, në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona u konfliktuan me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre mbeti i plagosur me thikë.

Efektivët e policisë së komisariatit nr.3 organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, Argjir Dusha, 50 vjeç, banues në Tiranë, duke e prangosur.

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al