Transmetuar më 12-08-2020, 09:57

Një efektiv i policisë së Shkodrës, ka gjetur vdekjen si pasojë e koronavirusit.

Mësohet se viktima, i cili nuk i mbijetoi dot infeksionit të Covid-19 është Safet Morina.

I ndjeri mbante detyrën e komandantit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.

Morina ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që prej ditësh luftonte me virusin e rrezikshëm i shtruar në spital.

Ai lë pas bashkëshorten dhe katër vajza.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi pasditen e së martës, se deri më tani kanë humbur jetën 205 persona, si pasojë e koronavirusit.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. /a.y/noa.al