Transmetuar më 12-08-2020, 09:00

Tiroidja dembele, e cila funksionon me vështirësi, është një nga problemet shëndetësore që prek shumë persona.

Por për stimulimin e funksionimit të saj ju vijnë në ndihmë një sërë ushqimesh të pasura me jod, duke nisur nga pula tek kosi.

Këshillohet që çdo ditë të merret 150 mikrogramë jod, sasi e cila përkon me 120 gramë pulë dhe rreth 220 mililtër kos.

Ky integrim i mineraleve në dietë i kundërvihet simptomave të tjera që lidhen me mosfunksionimin e gjëndrës. Në fakt, jodi është një përbërës thelbësor i dy hormoneve të sekretuara nga gjëndra: triodotironina dhe tiroksina.

Vezët gjithashtu stimulojnë funksionimin e gjëndrës endokrine në pjesën e përparme të qafës. Këshillohet që të hani 2 vezë në ditë për të aktivizuar tiroiden.

Kjo për shkak se verdha e vezës është e pasur me lëndë ushqyese që ndihmojnë në thithjen e tirozinës. Një aminoacid thelbësor i shndërruar më pas në hormonet energjizuese, shkruan noa.al.

Rekomandohet gjithashtu që të konsumoni rreth 80 gramë djathë në ditë për t’i bërë hormonet tiroide më funksionale. /a.y/noa.al