Transmetuar më 11-08-2020, 22:34

Një sirian është filmuar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë duke kryer vjedhje në një market.

Të gjithë do të mendonin se ka nevojë për ushqim apo ujë, por jo.

Në pamjet e publikuara nga JOQ, duket se merr një shishe alkool Whiskey dhe e fut në çantë.

Pronari që ka zgjedhur të bëjë publike kamerat e sigurisë thotë se nuk ishte pija e vetme alkoolike që mori nga marketi.

“Ju lutem publikojeni, ka ndodhur sot ne Don Bosko. Para disa oresh nje sirian ka vjedh pije te shtrenjta. Beni kujdes!”, shkroi qytetari duke i bërë thirrje edhe bizneseve të tjera që të ruhen.

Ndërsa banorët e zonës thonë se kanë parë shpesh herë sirianë që lëvizin të lirë pranë banesave të tyre dhe i kërkojnë bukë.

Më poshtë pamjet: