Transmetuar më 11-08-2020, 22:16

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST Sh.A) është duke implementuar prej një viti projektin e instalimit të matësave të rinj elektronik në n/stacione. Sipas planit, OST, njofton se do të punojë në Nst. Farkë dhe Traktora (Tiranë) për instalimin e matësave te fiderat 20kV, prandaj dhe OSSH është e detyruar të stakojë energjinë elektrike në datat, oraret dhe zonat si vijon:

12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00

Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG.

14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00

Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë./noa.al/