Transmetuar më 11-08-2020, 18:24

Një i moshuar është aksidentuar nga një makinë pasditen e sotme në lagjen 18 të Korçës.

73-vjeçari me inicialet B.D ishte duke ecur me biçikletë teksa u përplas nga një makinë e cila drejtohej nga një 41-vjeçare me inicialet S.T.

Menjëherë u bë transportimi i tij për spitalin e qytetit.

Pas ndihmës mjekësore mësohet se 73-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/