Transmetuar më 11-08-2020, 18:04

Alyssa Milano, aktore amerikane, tregon se si po i bien flokët si pasojë e koronavirusit.

Edhe pse ajo e ka kaluar tanimë këtë virus, tregon se efekti i rënies së flokut erdhi menjëherë pasi u shërua.

Simptomat e para të koronavirusit Alyssa i ka pasur që në muajin prill.

Tek njerëzit që kanë përjetuar simptoma afatgjata të COVID-19, humbja e flokëve është një efekt anësor i virusit, sipas studimeve të fundit.

“Vendosni atë maskë të mallkuar”, ka thënë aktorja, si për të ndërgjegjësuar njerëzit. /k.k/noa.al/