Transmetuar më 11-08-2020, 16:51

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Lungomares, në Vlorë

Mësohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti mes dy personave, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë.

E gjithë skena ndodhi në parkimin e një hoteli, ndërsa autori është 19-vjeçari me inicialet D.Z.

Policia thotë se ky i fundit është arrestuar pasi kanosi me armë një person, për motive të dobëta.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk është raportuar për persona të lënduar.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta, sqaron policia. /k.k/noa.al/