Transmetuar më 11-08-2020, 16:28

Një 21-vjeçar është plagosur rëndë me mjete të forta. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një natë më parë në qytetin e Lezhës.

I riu G. Kokaj, është goditur në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka marrë plagë.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, që për pak mund të ishte kthyer në tragjedi, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.

Në gjendje shoku, 21-vjeçari është transportuar në sptalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Aktualisht gjendja e tij është e qëndrushme dhë nuk ka rrezik për jetën. /k.k/noa.al/