Transmetuar më 11-08-2020, 15:47

Një shqiptar është ekstraduar në Kanada për llogari të drejtësisë atje, i dënuar me burg nga Gjykata e British Columbia, në vitin 2018 .

Erjon Kashari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018.

Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, shqiptari, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ai u arrestua në Shqipëri më datë 17.07.2019, me qëllim ekstradimin drejt Kanadasë.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas. /k.k/noa.al/