Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon katër personave në Fier që të deklarojnë origjinën e pasurisë së tyre.
Bëhet fjalë për katër persona të dënuar për trafik droge, pasuria e të cilëve dyshohet të jetë produkt i aktivitetit kriminal.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
-Gentian Jakupi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
-Edmond Golloshi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;
-Vladimir Golloshi, banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Enver Brahushaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al