Transmetuar më 11-08-2020, 12:20

Prokuroria e posaçme antikorrupsion, e njohur si SPAK, kërkoi ditën e sotme sekuestrimin e pasurisë së gjashtë personave të akuzuar nga drejtësia holandeze për trafik kokaine.

Gjashtë të shënjestruarit janë Valentin Selaj, Ilirjan Memiaj, Florenc Gurt, Erion Kolecit, Jorgo Wajtaszczyk dhe Ded Pjetri.

Mes tyre bie në sy emri i Valentin Selaj, i cili u bë i pranishëm në kronika në nëntor të vitit 2017, pasi u arrestua në Firence të Italisë, i cilësuar si “koka” e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda, por edhe për shfrytëzim prostitucioni.

Ai u etiketua nga mediat italiane si “Zoti i drogës”.

Selaj u bë i pranishëm në mediat rozë, edhe për shkak të lidhjes që pati disa vite më parë me botën e ekranit, për shkak të lidhjes me vajzën e ekranit, Viola Spiro.

Asokohe tërhoqi vëmendjen jeta e luksit e çiftit dhe udhëtimet e shumta.

Nga verifikimet e kryera të SPAK, ka rezultuar se alentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil Selaj, Vasil Gjergj Selaj, (babai i Valentinit), Leze Kolë Selaj, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil Selaj alias Ardian Vasil Selaj, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike. /a.y/noa.al

SPAK kërkon sekuestrimin e 17 pasurive, kush janë 6 të akuzuarit për trafik kokaine

Lidhja e fshehtë e Viola Spiros me bosin e kokainës, la punën për ta ndjekur në Europë

“Bosi i kokainës”, arrestohet në Itali i dashuri i Viola Spiros

Arrestimi i të dashurit të Viola Spiros, mediat italiane: Faji i saj i vetëm, që është e bukur