Transmetuar më 11-08-2020, 10:29

Në mes të muajit korrik këngëtarja Olta Boka u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë.

Vogëlushja Gaia, po shkon afro një muaj dhe tani mami Olta ka filluar që ta nxjerrë.

Ditën e sotme Olta ka ndarë një fotografi teksa nxjerr të bijën shëtitje me karrocë.

E veshur sport, këngëtarja duket se ka shtyrë goxha në peshë, pasi vetëm fare pak bark i ka mbetur.

Olta shihet e buzëqeshur, teksa shijon rrezet e diellit me vogëlushen e ardhur në jetë si fryt i lidhjes disa vjeçare mes saj dhe Ivi Rrokaj, djali i ish-deputetit të LSI, Shezai Rrokaj. /a.y/noa.al