Transmetuar më 11-08-2020, 08:30

Aktori i njohur spanjoll Antonio Banderas, zbulon se është infektuar me koronavirus.

Këtë fakt e komunikoi ditën e hënë me anë të një postimi në Instagram, ditë e cila përkonte edhe me 60-vjetorin e tij të lindjes.

Në mesazhin drejtuar ndjekësve ai shkruante, “Përshëndetje të gjithëve, dua të bëj publike se sot më 10 gusht, jam i detyruar të festoj ditëlindjen në karantinë, pasi kam rezultuar pozitiv me Covid-19.

Dua të shtoj se ndihem relativisht mirë, veçse pak më shumë i lodhur se zakonisht dhe kam bindjen se do e rimarrë veten sa më shpejtë duke ndjekur udhëzimet e mjekëve. Përfitoj nga ky izolim për të lexuar, shkruar, pushuar dhe për të vazhduar me projekte të reja, në mënyrë që ti japë kuptim 60-vjetorit në të cilin mbërrij plot entuziazëm.

Një përqafim të madh të gjithëve”. /a.y/noa.al