REDAKSIONALE NOA/ Skulptori u shua për mungesë gjaku, çfarë duhet të ndodhë më që ministrja të ikë?!
Transmetuar më 10-08-2020, 22:27

Marr shkas të reflektoj nga vdekja për shkak të Covid 19 të skulptorit të njohur 53 vjeçar, se i mungoi gjaku nga pacientë të shëruar me Covid.

Të të mungojë gjaku në spital, kur ka ditë që raportohen edhe më shumë të shëruar sesa të infektuar, do të thotë që në spitalin tonë të Infektivit s’gjen as më minimalen, nuk e gjen as më baziken.

Shoh miq e familjarë të të ndjerit të bëjnë thirrje në rrjete sociale para humbjes së tij. Po pse është detyrë e tyre t’jua sigurojnë?

Një qytetari të këtij vendi as kaq nuk u sigurohet nga mjekësia e shtetit, sa ia lënë të afërmeve t’ju bëjnë derman? Në më baziket në spitale janë gjaku (edhe i të shëruarve), aq sa janë serume, garza për plagë…

Në spitale pacientët, qoftë edhe me Covid nuk shtrohen për hotel!

Por ç’po ndodh kështu? A ka njeri që mban përgjegjësi? Po për çfarë paguajmë shtetin një më një? Për shëndet e mirëqenie në vendin tonë.

S’ia sigurojnë dot këtu? Po t’a nisnin në vendin fqinjë. Ministrja e Shëndetësisë duhet të japë dorëheqjen!

Çfarë duhet të ndodhë edhe më?!