Transmetuar më 10-08-2020, 17:14

Rastet e shtuara të të prekurve me koronavirus ka detyruar bashkinë e Pukës që të mbylle kopshtin dhe çerdhen.

Bashkia thotë se është mbyllur çerdhja “Nënë Tereza dhe kopshti “Erjola Lluka”. Po ashtu, në këto dy institucione arsimore do të kryhet desinfektimi.

Postimi i Bashkisë Pukë në Facebook

Për shkak të rikthimit të rasteve me Covid në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes “Nënë Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.

Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë. /k.k/noa.al/