Transmetuar më 10-08-2020, 15:17

Tre gjoba janë vendosur në Tiranë për administratorë lokalesh në të cilat ushtrohej aktivitet në shkelje me aktin normativ që e ndalon diçka të tillë.

Policia thotë se dy persona janë gjobitur me 3 milionë lekë, dhe një tjetër me 1 milion.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve A. C. dhe E. S., masën administrative 3.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit S. L., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Apeli shkon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /k.k/noa.al/