Transmetuar më 10-08-2020, 14:48
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur, pasi një makinë është përplasur me një motor.

Aksidenti është shënuar rreth orës 14:00, në Fushë Prezë, Tiranë.

Mjeti me drejtues shtetasin A.N., ka aksidentuar motorrin me drejtues H.T., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al