Transmetuar më 10-08-2020, 13:15

Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 13:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.

Pranë fshatit Berdenesh, automjeti tip ‘Skoda’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën anësore të rrugës.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas, i cili është transportuar për në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al