Transmetuar më 10-08-2020, 12:55

Një person ka humbur jetën si pasojë e daljes së makinës me të cilën udhëtonte nga rruga.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor.

Si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Ford’ dhe ka rënë në një kanal.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit Hasan Kalaj, 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al