Transmetuar më 10-08-2020, 12:42

I kanë dërguar letër Kryeministrit Edi Rama, klubet e futbollit të kategorisë Superiore, pas vendimit për bojkotimin e kampionatit.

Pas mbledhjes së Ligës profesioniste me Federatën Shqiptare të Futbollit, në letrën dërguar kreut të qeverisë dhjetë klube drejtojnë katër kërkesa:

-Ndryshimin e Ligjit të Sponsorizimeve

– Përfshirjen e futbollit në TVSH-në e reduktuar me 6%

-Faljen e gjobave dhe kamatvonesave

– Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi mbi të ardhurat e futbollistëve nga 2-10 vite. /a.y/noa.al