Transmetuar më 09-08-2020, 21:54

Një aksident tragjik u shënua pasditen e sotme në zonën e Dukatit, në Vlorë, në zbritje të Llogarasë.

Një djalë i ri humbi kontrollin e mjetit tip “Seat” me të cilin udhëtonte dhe u përplas me një mur.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, ku Renato Shpata, 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin i shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes 25-vjeçari psoi dëmtime të rënda, ku pavarësisht dërgimit në spitalin e Vlorës gjetën vdekjen.

Ndërkohë dy pasagjerët e tjerë ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë para aksidentit që i mori jetën, Renato kishte ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga Dhërmiu, nga plazhi i Drimadhës, duke pirë kafe me dy shokët e tij.

Por duket se lodhja e plazhit dhe kthimi gjatë vapës kanë ndikuar që i riu të humbë kontrollin e mjetit, duke u përplasur fatalisht.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse dy personat të cilët ishin pasagjerë me të dhe që mbetën të plagosur, janë personat në fotografi. /a.y/noa.al

Përplaset makina me murin në Vlorë, humb jetën një djalë i ri/Emri