Transmetuar më 09-08-2020, 18:52

Një person i cili është hedhur me parashutë nga Qafa e Llogarasë ditën e sotme, ka mbetur i aksidentuar.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 13:46, ku në Qafën e Llogorasë është hedhur me parashutë L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë hedhjes me parashutë, 39-vjeçari është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë, ku si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup.

Aktualisht i dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al