Transmetuar më 09-08-2020, 18:12

Pjesëmarrjet në ceremonitë mortore apo edhe dasma janë të ndaluara në vendin tonë, pasi konsiderohen rrezik i madh për përhapjen e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare janë rregjistruar në vendin tonë 136 raste të reja me COVID, si dhe gjashtë të vdekur.

Nga rastet e reja, mësohet se 13 janë të konfirmuara në Patos, Fier dhe Roskovec.

Ato kanë ardhur si pasojë e pjesëmarrjes së tyre në ceremoni mortore dhe dasma.

Në Patos 8 rastet e reja të personave të infektuar mësohet se e kanë marrë infeksionin, pasi ishin bërë pjesë e jë dasmë organizuar në Zharrëz.

Edhe një rast i konfirmuar në Roskovec është kontakt i ceremonisë së dasmës ku edhe ai ka qenë pjesëmarrës.

Kurse në Fier, 4 rastet janë të infektuar në një ceremoni mortore, më konkretisht në Çakran.

/NOA.al