Transmetuar më 09-08-2020, 18:04

Makina del nga rruga dhe si pasojë e aksiddentit kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Aksidenti me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Dukat të Vlorës.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Dyshohet për një manovrim të gabuar të shoferit.

/NOA.al